Arrestohet i dyshuari për dy vjedhje në Zveçan, i gjenden paratë e vjedhura
dp

Lexo edheKontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vjedhjeve të raportuara më 24 korrik në Zveçan.
Sipas policisë, i dyshuari B.M. (1992) dyshohet se ka vjedhur 220 euro nga arka e një barnatore në rrugën “Buba Mihajloviq”, si dhe një çantë me dokumente personale dhe 937 euro nga një restorant.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari u arrestua më 25 korrik në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe shuma e parave që dyshohet se ishte vjedhur.

Lexo edheKontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /IndeksOnline/