Arrestohet i dyshuari J.R., lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin Potokut
dp

Lexo edheE sulmoi me thikë ish-bashkëshorten, Policia arreston të dyshuarin në Leposaviq

Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.
I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës”, thuhet në njoftim.

Lexo edheE sulmoi me thikë ish-bashkëshorten, Policia arreston të dyshuarin në Leposaviq
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Speciale do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka publiku do të njoftohet në kohë”, përfundon njoftimi.