Arrestohet djali i ish-presidentit të burgosur të Egjiptit, Mohamed Morsi
03

Lexo edheKy është njeriu më i pasur në Kinë

Forcat egjiptiane të sigurisë në shtëpinë e tij në Kajro kanë arrestuar Abdullah Morsi, djalin e ish-presidentit të burgosur Mohamed Morsi, i cili u përmbys në një grusht shteti ushtarak në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, Ahmed Morsi, djali më i madh i ish-presidentit, konfirmoi se vëllai i tij Abdullah është arrestuar nga personeli i sigurisë.
“Ne ishim të befasuar këtë mëngjes kur persona të paidentifikuar hynë në shtëpinë tonë në qarkun Sheikh Zayed dhe arrestuan vëllain tim”, tha Ahmed.

Lexo edheKy është njeriu më i pasur në Kinë
Familja, shtoi ai, ende nuk është në njohuri për vendndodhjen e Abdullahut.
Autoritetet egjiptiane, nga ana e tyre, ende nuk kanë komentuar mbi arrestimin e raportuar ose pretendimet e familjes Morsi.