BallinaLajmeArrestohet anëtari i Nismës për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Arrestohet anëtari i Nismës për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Hoti po kërkohej për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz