BallinaLajmeArrestohen tre persona në QKUK, u kapën me 51 kilogram marihuanë (FOTO)

Arrestohen tre persona në QKUK, u kapën me 51 kilogram marihuanë (FOTO)

Të ngjajshme

Drejtësia ende sfidë për viktimat e dhunës seksuale

Sfidë e veçantë mbetet çështja e viktimave të dhunës...

Bajrami: Vjosa Osmani nuk e mori mandatin e dytë si Presidente sepse Albin Kurti nuk e donte këtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami,...

Arsim Thaqi nesër nënshkruan me skuadrën e re

Pas largimit nga Prishtina, Arsim Thaqi ka gjetur klubin...

Një ngjarje tejet e çuditshme ka ndodhur mbrëmë në QKUK, ku tre persona u arrestuan me 51 kg marihuanë. Rasti nuk ka lidhje me QKUK-në, vetëm se tre të dyshuarit kanë tentuar të ikin nga pjesa e Institutit. Tre personat e  dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës, transmeton Drenica Press.

Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës

Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking të automjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorë përmes aplikimit të  masave të veçanta të hetimit ka zhvilluar një operacion policor me ç`rast  ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht në bazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Tre personat e  dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës

Në këtë operacion policor janë sekuestruar:

51 kg ( pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë,

3 vetura,

8 telefona celularë,

980 euro, 30 franga,1 dollar; para të gatshme

Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.

Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.

Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetet kriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz