Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohet se kanë grabitur një të mitur dhe e kanë therur me thikë
dp

Lexo edheDyshohen se e rrahën një të mitur dhe ia grabitën një shumë parash, arrestohen tre persona në Gjakovë

Sipas informacioneve, pas sulmit, viktimës i është marrë edhe një shumë parash.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit, si dhe identifikimit dhe lokalizimit të personave të përfshirë. Si rezultat i punës intensive hetimore dhe veprimeve të shpejta policore, Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, më datë 02.06.2026, ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të tre personat e dyshuar, përkatësisht dy meshkuj të mitur dhe një mashkull të moshës madhore. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes. /Lajmi.net/
Lexo edheDyshohen se e rrahën një të mitur dhe ia grabitën një shumë parash, arrestohen tre persona në Gjakovë
Postimi i plotë: