Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë
dp

Lexo edhePërmbytjet në Shqipëri- Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj shmangin zonat me rrezik

Dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë janë arrestuar sot në Prishtinë, falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.
Sipas Policisë vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar:
• P.G., 36 vjeç

Lexo edhePërmbytjet në Shqipëri- Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj shmangin zonat me rrezik
• B.K., 28 vjeç
Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm./Indeksonline/