Arrestohen bukuroshet përbindëshe

Të gjithë në aeroport ktheheshin pas bukurosheve të arrestuara, ndërsa më vonë është zbuluar plani i tyre i tmerrshëm
Dy manekine ruse dhe ish mise janë arrestuar në aeroportin Domodedovo në Moskë pasi kanë tentuar ta shesin një studente 18 vjeçe si skllave seksi, ka publikuar policia ruse. Gratë e reja janë arrestuar pasi kishin tentuar ta shesin vajzën e tretë si skllave një blerësi nga Lindja e Afërt për 19.000 funte.

Ato e kishin mashtruar studenten duke i premtuar punë të sigurt si dado në një prej vendeve lindore. Në të vërtetë ato ia kishin vjedhur adoleshentes pasaportën, e kishin rrahur, kidnapuar dhe e kishin detyruar të punojë si prostitute, shkruan The Sun.
Të arrestuarat janë Ksenia Starikova (22) dhe Tatiana Petrova (19). Pretendohet se Tatiana e kishte planifikuar gjithë planin, ndërsa është ndaluar derisa bëhej gati të hip në aeroplan për Turqi së bashku me viktimën. Nuk është e ditur se a ishte Turqia destinacioni i tyre i fundit, transmeton Insajderi.com.
Një polic iu ishte prezantuar si blerës, ndërsa gratë janë arrestuar pasi Starikova i kishte marrë të hollat. Ajo në vitin 2017 ishte në finale të Miss Rusia, e ndarë prej bashkëshortit i cili punon në ushtri dhe mbajtëse e vajzës së vet.
Të dyja janë akuzuar për tregti me qenie njerëzore dhe po ballafaqohen me dënim prej gjashtë vite burgim.
Lexo edheSulmohet përsëri xhamia në Bremen të Gjermanisë

Sipas raportimeve të para, Starikova e udhëheqë një “agjenci për modele” e cila, është e qartë, është mbulesë për veprimtari kriminale, studion dhe është trajnere e gjimnastikës. Ajo gjendet në paraburgim. Petrova ka vendosur të bashkëpunojë me policinë dhe të tregojë gjithçka që iu intereson dhe për këtë është në burg shtëpiak.
Pretendohet se ato e kanë gjetur blerësin e studentes nëpërmes të rrjeteve sociale, ndërsa “punët” i kanë kontraktuar në gjuhën angleze dhe gjermane. Kanë negociuar disa javë para se janë marrë vesh dhe e kanë dërguar viktimën në aeroport.
Policia e ka përshkruar viktimën si adoleshente, studente e gjuhëve të huaja në Universitetin e Moskës, e cila e kishte kryer maturën me nota më të larta.














