back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeArrestohen 13 persona në Deçan, u kapën duke luajtur bixhoz në një...

Arrestohen 13 persona në Deçan, u kapën duke luajtur bixhoz në një lokal – Njërit iu gjet pistoletë me 8 fishekë në veturë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës në bashkëpunim më Gjykatën kompetente dhe Prokurorinë Themelore, kanë arrestuar 13 persona në Deçan.

Të njëjtit janë kapur në flagrancë duke luajtur bixhoz, shkruan lajmi.net.

Tek të dyshuarit janë konfiskuar vlera monetare të ndryshme, ndërsa tek njëri nga të dyshuarit, në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Decan / 17.08.2025-01:05. Njësitet policore në koordinim me gjykatën kompetente dhe prokurorinë themelore, kanë arrestuar trembëdhjetë (13) të dyshuar kosovarë, pasi të njëjtit në një lokal janë kapur në flagrancë duke luajtur bixhoz. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë konfiskuar vlera monetare të ndryshme, ndërsa tek njëri nga të dyshuarit, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 8-fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz