HomeLajmeArrestimi i të dyshuarit për vrasjen e ‘Radullës’, policia jep detaje

Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e ‘Radullës’, policia jep detaje

Të ngjajshme

Yaya Toure shumë pranë emërimit si trajner i Slovan Bratislavës

Legjenda e futbollit afrikan, Yaya Toure, është në prag...

Zotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës

Kosova nuk ka pasur mungesë energjie njerëzore, ideje apo...

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish konfirmon se po trajtohet për kancer

Legjenda e futbollit skocez dhe ikona e Liverpoolit, Sir...

Më herët IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se është arrestuar, Arblind Pireva, i dyshuar për vrasjen e Agro Hajdarit, i njohur me nofkën ‘Radulla’ mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth arrestimit të Pirevës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz