back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeArratiset një i burgosur nga reparti i Onkologjisë, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Arratiset një i burgosur nga reparti i Onkologjisë, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Të ngjajshme

Aktorja e famshme xhiroi një nga reklamat më joshëse të të gjitha kohërave

Aktorja Sydney Sweeney ka njoftuar koleksionin e katërt të...

Mbarojtja: S’ka prova kundër Kilajt

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria...

Gjashtë nga vrasja e Qerim Kelmendit, krimi mbetet i pazbardhur

Në gjashtëvjetorin e vrasjes të heroit Qerim Kelmendi, familja...

Pas vonesës me vizë, Gueye zyrtarizohet te Ferizaj

FC Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar El...

Një i burgosur, F.M., që po trajtohej në QKUK është arratisur sot pasdite, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Për këtë, janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues që ishin në detyrë.

I dënuari ishte shtruar në spital më 16 shkurt nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë, tha SHKK.

“I njëjti është i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë, është arrestuar më 24.10.2025 dhe është duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh dhe do të lirohej më  08.06.2029. Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij”, tha SHKK.

Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz