BallinaLajmeArratiset infermierja e QKUK që i vodhi albumina në vlerë të rreth...

Arratiset infermierja e QKUK që i vodhi albumina në vlerë të rreth 30 mijë eurove

Të ngjajshme

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Për më shumë se një vit Policia e Kosovës e ka “amnistuar” infermieren e QKUK-së, Emine Rama-Simnica, e cila kishte vjedhur albumina në vlerë të rreth 30 mijë eurove, për të cilat është dënuar në formë të prerë nga Gjykata, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo është dënuar në vitin 2016, pas rreth 6 muajsh kur dënimin ia kishte vërtetuar Gjykata e Apelit. Është dënuar me një vit e gjysmë burgim. Në vend se të shkojë në vuajtje të dënimit, ajo ka vazhduar punën në institucionin të cilin e ka vjedhur.

QKUK-ja nuk ia ka shkëputur kontratën. Para dy muajsh ajo e ka lënë vullnetarisht vendin e punës.

Vetëm pasi e ka lënë punën, Policia e Kosovës po e cilëson si të “arratisur” ani pse një vit pas dënimit ajo nuk ishte dërguar për vuajtje të dënimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz