back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeArmë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të...

Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.

Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Sikurse shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, ka qenë polic i Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore. Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M., siç ka marrë vesh gazeta, është zënë me narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz