Armë dhe drogë – Gjithçka që ndodhi mbrëmë tek “Lesna”, ku u arrestuan katër persona!
BILLI

Lexo edheNjë pjesë e oborrit të konvikteve në Prishtinë përfshihet nga zjarri, duket të jetë e qëllimshme

Mbrëmë Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të madh në vendin e njohur si “Lokalet e Lesnës”, në Prishtinë.
Nga ky aksion i Policisë, kanë mbetur të arrestuar katër persona, ku të njëtëve iu janë gjetur një thikë, një revole dhe disa subtanca që dyshohet se janë substanca narkotike.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se në operacion janë bastisur pesë biznese që gjenden në atë zonë të Prishtinës.
Lexo edheNjë pjesë e oborrit të konvikteve në Prishtinë përfshihet nga zjarri, duket të jetë e qëllimshme
“Mbrëmë më 10.01.2020, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor ‘Jugu ‘ Prishtinë, në lokacionin e njohur si ‘Lokalet e Lesnës’ është realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës. Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale. Janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.
