back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeArianit Koci: Rruga për Plavë ndërtohet vetëm nëse pajtohet Manastiri pasi kështu...

Arianit Koci: Rruga për Plavë ndërtohet vetëm nëse pajtohet Manastiri pasi kështu thotë Ligji

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Avokati, Arianit Koci ka komentuar rrugën Deçan-Plavë, thotë se kjo rrugë duhet të ndërtohet. Kjo rrugë do të ndihmonte zhvillimin e këtij rajoni.

“Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është nevojë e kahmtoshme e banorëve të kësaj ane, në të dy anët e kufirit”, shkruan Koci.

Ai thotë se ndërtimi i rruges duhet të bëhet duke i respektuar ligjet e Kosovës, e në veçanti Ligjin nr. 03/L-039 për Zonat e mbrojtura.

Por kjo rrugë po del të jetë problem për shkak të një Ligji të miratuar kohë më parë në Kuvendin e Kosovës. Koci thotë se deputetët tanë para se të votojnë ligje, duhet t’i lexojnë, kuptojnë, analizojnë, dhe t’i parashikojnë pasojat e votimeve të tyre.

“Së paku, në kohën kur ēshtë votuar ky ligj, përfaqësuesit tanë është dashtë ta ngrisim çështjen e kësaj rruge, dhe t’i informojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, për rreziqet e miratimit të ligjit të lartëcekur, në formën egzistuese”, thotë ai.

“Por, tani jemi në “mëshirën” e Manastirit të Deçanit.

Krejt çka Manastiri po kërkon është zbatimi i ligjit, të cilin e kanë votuar deputetët tanë.

Sidoqoftë, kjo rrugë mund të ndërtohet vetëm nëse hyjmë në negociata me zyrtarët e Manastirit të Deçanit, në parimin Quid pri Quo:, ka përfunduar, Koci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz