Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror, ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.
Selektori Lionel Scaloni e ka ftuar edhe kapiteni Lionel Messi, ikishte pësuar një lëndim kohët e fundit, por tashmë e ka kaluar atë, shkraun IndeksOnline.
Në listë janë edhe dy yjet e së ardhmes së Argjentinës, futbollisti i Comos, Nicolas Paz dhe ai i Real Madridit, Franco Mastantuino.
”Albiceleste” tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku do të tentojnë të mbrojnë titullin, të cilin e fituan në vitin 2022.
Argjentina me 5 shtator përballet me Venezuelën, derisa me 10 shtator ndaj Ekuadorit./IndeksOnline/