Ardian Krasniqi mposht Vinko Zadron dhe shpallet kampion i Evropës
dp

Lexo edhePas eliminimit nga Botërorit, Clarke jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Skocisë

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Meçi është zhvilluar në kuadër të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV” në Gjermani.
Krasniqi ka hyrë në ring me objektivin për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht synonte edhe titullin evropian. Ai ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë duelit, duke dominuar në shumicën e raundeve përballë kundërshtarit kroat.

Lexo edhePas eliminimit nga Botërorit, Clarke jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Skocisë
Megjithatë, dallimin vendimtar e ka bërë në raundin e fundit, ku ka treguar epërsi të qartë dhe e ka vulosur fitoren.
Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.