Ardian Krasniqi bën “sparing” me ish-kampionin e Bundesligas, takohet edhe me Firat Arslanin
dp

Lexo edhe“Sky Sports”: Barcelona po e ndjek nga afër Fisnik Asllanin – katalanasit janë informuar për çmimin e tij

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi është duke u bërë gati për meçin e dhjetorit, për të vazhduar rekordin pozitiv pa humbje.
Dje, nipi i legjendës, Luan Krasniqit – u takua me ish-portierin e Stuttgartit dhe Hoffenheimit, Timo Hildebrand, shkruan Indeksonline
Një “sparing” i lehtë ndodhi mes tyre në ring – derisa të dy prezantuan trofetë e fituara.
Hildebrand ishte portier, i cili luajti edhe me Kombëtaren e Gjermanisë – kurse me Stuttgartin kishte fituar Bundesligan në vitin 2007.

Lexo edhe“Sky Sports”: Barcelona po e ndjek nga afër Fisnik Asllanin – katalanasit janë informuar për çmimin e tij
Në këtë takim interesant, ishte edhe legjenda e boksit, shoku i ngushtë i Luanit, Firat Arslan.
Këta legjenda po e frymëzojnë Ardianin për të vazhduar me paraqitje pozitive në arenën e boksit profesionist.
Krasniqi nuk e ka zbuluar ende kundërshtarin e tij, kurse meçi do të zhvillohet me 13 dhjetor. Deri tani, 29-vjeçari ka zhvilluar 11 meçe, ku ka të gjitha fitore./Indeksonline/