BallinaSportArbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Të ngjajshme

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur Antonio Rudiger mes kritikave për stilin e tij të lojës dhe pasigurisë për të ardhmen e tij.

Veterani gjerman është pa kontratë këtë verë dhe po lufton për një zgjatje njëvjeçare në “Bernabeu”.

Para derbit të Madridit, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, kishte vetëm fjalë të mira për Arbeloan dhe ndikimin e tij te Real Madridi.

Ish-trajneri i Castillas pati gjithashtu fjalë pozitive për Simeonen, kur u pyet për deklaratën e këtij të fundit që e quajti Atleticon “skuadra e popullit”, dhe çfarë nënkupton kjo për Real Madridin.

“Jo… po… mirë, kjo tingëllon shumë bukur për mua (buzëqesh). Unë jam i fokusuar te skuadra ime. Është privilegj të përballesh me trajnerë si Diego Simeone, i cili ka treguar cilësi dhe talent si trajner për shumë vite tek Atletico Madridi. Aty ku i ka çuar, qëndrueshmëria që ka ruajtur dhe niveli ku e ka rikthyer Atleticon…” tha ai për “Diario AS”.

“Është privilegj sepse ai është lloji i trajnerit që të çon në limite, kërkon maksimumin nga ti dhe të bën të mendosh dy herë për çdo ndeshje. Pra… po e them sërish: është privilegj të përballesh me trajnerët më të mirë në botë”, shtoi ai.

Një tjetër temë e konferencës për shtyp ishte Antonio Rüdiger.

33-vjeçari është kritikuar së fundmi, jo vetëm për goditjen me gju në kokë ndaj Diego Rico të Getafes, por edhe për deklaratën se Rico nuk do të ishte ngritur nëse ai do të kishte dashur ta lëndonte.

Me Real Madridin që thuhet se po afrohet drejt një kontrate të re për të, Arbeloa u pyet për të ardhmen e tij.

“Nuk më pëlqen të përfshihem në këto çështje; kam shumë respekt si për klubin ashtu edhe për lojtarin, dhe janë ata që duhet të merren vesh mes tyre. Por nëse më pyet mua… jam i gatshëm t’i bëj një statujë Rüdigerit dhe ta vendos në kopshtin tim. Është një lojtar që, që nga dita e parë që kam ardhur, ka qenë gjithmonë i gatshëm për stafin teknik. Më kujtohet shumë mirë kur u ul me mua dhe më tha: ‘Mister, do të jem këtu në mars; kur të vijnë momentet e vështira, do të jem gati.’ Dhe vërtet ka qenë”, tha Arbeloa.

“Ka qenë fat që trajtimi që pati me Niko (Mihic) në Londër funksionoi ashtu siç duhej. Ai është model për çdo lojtar të ri. Shpresoj që tifozët e Real Madridit e kuptojnë sa me fat jemi që e kemi në këtë klub dhe që do t’i jenë gjithmonë mirënjohës për përkushtimin, personalitetin dhe karakterin që sjell në ekip. Për talentin e tij si lojtar. Mund të them vetëm gjëra të mrekullueshme për Antonio Rüdiger”, vazhdoi trajneri spanjoll.

Një tjetër veteran me të ardhme të pasigurt është Dani Carvajal, i cili gjithashtu është pa kontratë këtë verë. Megjithatë, lajmi i kësaj jave ishte se ai mbeti jashtë listës përfundimtare të Spanjës nga Luis de la Fuente para Kupës së Botës.

“Duhet të mendoj për Real Madridin dhe këtë kam bërë kur e kam aktivizuar Carvajalin, si ndaj Elches, kur ai ishte në gjendje të luante 90 minuta. Mendoj se kjo do ta ndihmojë; do të jetë shumë mirë për të që të rikthejë ritmin dhe të vazhdojë të na ndihmojë. Ashtu siç bëri në ndeshjet kundër Manchester City. Ai është i gatshëm”, bëri me dije Arbeloa.

“Dhe si gjithmonë, ai është një lojtar ndikimi i të cilit shkon përtej asaj që jep në fushë, që sigurisht është shumë e rëndësishme. Në fund, kjo është ajo që duan futbollistët dhe si ndihmojnë. Por… rëndësia e çdo mesazhi të tij në dhomat e zhveshjes… mendoj se ai i ndihmon shumë shokët e skuadrës. Dhe kjo është ajo që na duhet, apo jo? Një lider. Për mua, një lider është dikush që udhëheq si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Sepse ose je lider kudo, ose nuk je fare”, u shpreh ai.

De la Fuente përfshiu Pedro Porro dhe Marcos Llorente si opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes përpara Carvajalit, i cili nuk ka luajtur rregullisht që nga rikthimi nga një dëmtim në gju në janar.

Megjithatë, trajneri i Spanjës theksoi se Carvajal ende ka një shans për të qenë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz