Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra e ka quajtur ‘ahmak’ kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirin- i cili po garon në këto zgjedhje edhe për një mandat duke pasur për kundër kandidate Valdete Idrizin nga PDK-ja
Ky reagim i Xharrës erdhi pas debatit që u zhvillua mbrëmë në Klan Kosova në mes të dy kandidatëve për Mitrovicën.
Duke i dalë në mbrojtje kandidates së PDK-së, Xharra ka bërë këtë postim në Facebook.
“Më vjen keq për Valdete Idrizin që i ka ra hise me garu me një ahmak si Agim Bahtiri. Kapuqin për qetësinë përballë këtij personi, jo vetëm të padijshëm, por edhe mashtrues ordiner. Përndryshe sivjet kisha pasë qejf me qenë votuese e Mitrovicës!”, ka shkruar Xharra.
