Footage of Saudi interceptors taking down a Houthi missile fired at Riyadh’s Ministry of Defense:
Arabia Saudite sulmohet me raketa
Rebelët Houthi të Jemenit kanë gjuajtur sot një raketë balistike në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke thënë se raketa ka udhëtuar më shumë se 800 kilometra nga Jemeni në Arabinë Saudite të mërkurën.
Rrjeti televiziv Al Masirah raportoi sot se rebelët Houthi morën përgjegjësinë për sulmin ndaj Arabisë Saudite.
Siç raporton Al Jazeera, rebelët gjuajtën një raketë të ashtuquajtur “Burkan 2-H” drejt Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, shkruan Insajderi. Ndërkohë, Arabia Saudite deklaroi se ushtria e saj goditi, po ashtu sot, dy avionë pa pilot që rebelët kishin drejtuar në territorin e saj.
Lexo edheParalajmëron Wesley Clark: Ballkani mund të shpërthejë sërish
فيصل عيدروس✔@faisaledroos
Madje, lidhur me sulmin janë publikuar disa video që dëshmojnë sulmin e rebelëve nga Jemeni ndaj Arabisë Saudite.
Televizioni nga Jemeni, Al Masirah, raportoi gjithashtu se rebelët Houthi gjuajtën me raketa në depotë e naftës që i përkisnin kompanisë saudite Aramco në krahinat e Najranit dhe Jizanit.














