“Arabia Saudite nuk do të ekstradojë shtetasit e dyshuar për vrasjen e gazetarit”

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, bëri të ditur se vendi i tij nuk do t’ia ekstradojë Turqisë shtetasit e tij për të cilët dyshohet se janë të implikuar në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).
Jubeir në mbylljen e samitit të 39-të të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), në Arabinë Saudite, tha se në kuadër të hetimit për vdekjen e Khashoggit, në Turqi është lëshuar vendim për arrestim, duke porositur se vendi i tij nuk do të ekstradojë të dyshuarit.
“Përgjegjësit u janë dorëzuar kryeprokurorisë (Arabisë Saudite). Nuk do të komentoj çështjet gjyqësore. Prokuroria ka zëdhënësin e vet”, tha Jubeir, duke theksuar se Arabia Saudite ndihmon në hetim dhe se është e hapur për të gjitha dëshmitë.
Ai porositi se vendi i tij nuk do të fsheh asgjë dhe se do të ndajë çdo informacion të marrë, siç ka qenë rasti edhe më herët.

Lexo edheIdentifikohet adoleshenti që shkaktoi tragjedinë në diskotekë
Ai u përqendrua edhe në krizën e Gjirit, duke theksuar se qëndrimi i Arabisë Saudite është i qartë kur është fjala për këtë çështje.
“Vëllezërit tanë të Katarit e dinë se çfarë kërkohet prej tyre për t’u kthyer si anëtarë aktiv të GCC-së”, sqaroi Jubeir.














