APR dhe Oda e Infermierëve të Kosovës bashkë për më shumë siguri në rrugë

APR – Asistencë e Përgjithshme Rrugore dhe Oda e Infermierëve të Kosovës kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi që synon të ofrojë më shumë siguri, përkujdesje dhe mbështetje për profesionistët shëndetësorë gjatë lëvizjes së tyre të përditshme.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, anëtarët e Odës së Infermierëve të Kosovës përfitojnë kushte dhe oferta të veçanta për shërbimet e asistencës rrugore nga APR. Kjo iniciativë vjen si pjesë e angazhimit për të krijuar lehtësira konkrete për një kategori profesionale që luan rol jetik në shoqëri.
Punëtorët shëndetësorë janë ndër shtyllat më të rëndësishme të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve. Kujdesi për sigurinë e tyre, përfshirë edhe gjatë udhëtimeve, është një përgjegjësi që meriton vëmendje të veçantë dhe veprime konkrete.
Përmes këtij bashkëpunimi, APR synon të kontribuojë në rritjen e ndjenjës së sigurisë dhe mbështetjes për infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë, duke u ofruar shërbime të besueshme dhe të shpejta në çdo situatë në rrugë. Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje reflekton një qasje moderne të organizatave, të cilat përmes benefiteve shtesë rrisin kënaqshmërinë, motivimin dhe ndjenjën e vlerësimit tek anëtarët e tyre.

Lexo edheRama reagon pasi ministrja serbe tha se do të “spastronte etnikisht Kosovën”: BE ta dënoj këtë retorikë, institucionet tona të reagojnë me qartësi
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt për profesionistët që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe jetën e të tjerëve. Për APR, ofrimi i sigurisë në lëvizje për këtë kategori është jo vetëm shërbim, por edhe shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të vazhdueshëm.
APR është adresa për të gjithë që duan të mbërrijnë e jo vetëm të nisen.














