BallinaLajmeApelon policia: Shoferët të kenë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat

Apelon policia: Shoferët të kenë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat

Të ngjajshme

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Apel për kujdes më të shtuar gjatë pjesëmarrjes apo qarkullimit në trafikun rrugor

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet.

Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetsim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz