back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeApeli i vërteton dënimin prej 10 muajsh burgim kryetarit të Kllokotit

Apeli i vërteton dënimin prej 10 muajsh burgim kryetarit të Kllokotit

Të ngjajshme

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka vërtetuar dënimin prej 10 muaj burgim më kusht  Sreçko Spasiq kryetari i komunës së Kllokotit.

Spasiq në  nëntor të vitit të kaluar është dënuar nga Gjykata Themelore  në Gjilan, pasi u gjetë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës pasi në cilësinë e kryetarit të komunës, ka tejkaluar autorizimet e tij në atë mënyrë që, me datë 3 shkurt 2014, ka nxjerrë një aktvendim me të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar  T.S nga pozita e drejtorit të shkollës “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, ani pse ai ka ka pasur mandat deri në dhjetor 2015.

“Po të njëjtën datë me 3 Shkurt 2014 ka nxjerrë edhe aktvendimin tjetër  të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar dëmtuarin B.D. nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Ekonomike – Teknike në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal.

“Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e mbrojtësit për dënim më të butë   ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat  e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit”, thuhet në njoftimin nga Apeli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz