BallinaLajmeApeli vërteton dënimin me burg ndaj tre personave, konfiskon 1.5 milion euro...

Apeli vërteton dënimin me burg ndaj tre personave, konfiskon 1.5 milion euro pasuri

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara me 25.10.2016,  ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarve Agron Alaj, Ilir Rexhepi dhe Avni Xheladini.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Agron Alaj është gjetur fajtor për veprat penale: Mundësim i prostitucionit dhe Shpëlarje e parave në bashkëkryerje, për çka është dënuar 6 vjet burgim dhe 50 mijë euro gjobë.

Për të njëjtat vepra janë gjetur fajtor edhe dy të akuzuarit tjerë Ilir Rexhepi dhe Avni Xheladini, të cilët janë dënuar, secili me nga  tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë, njofton Gjykata e Apelit.

“Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, të akuzuarve po ashtu u është konfiskuar përhershëm, pasuria e cila është vërtetuar se është fituar në mënyrë te kundërligjshme, e që kap një vlerë afro 1.5 milion eurove”, përfundon njoftimi i Gjykatës./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz