back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeApel nga Policia e Kosovës

Apel nga Policia e Kosovës

Të ngjajshme

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesmarrësit në trafikun rrugor të shtojnë vigjilencën e tyre dhe t’u përmbahen rregullave në trafik gjatë qarkullimit të tyre nëpër rrugë pas situatës së krijuar nga të reshurat e borës.

Duke iu referuar informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, përkundër këtyre të reshurave të borës të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në Kosovë janë të kalueshme edhe pse në disa prej tyre kalimi është më i vështirësuar dhe kryesisht për mjete të rënda të transportit.

Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.

Policia e Kosovës duke përcjellur në vazhdimësi ndryshimin e kushteve atmosferike dhe gjendjen e sigurisë së qytetarëve tanë, e posaqërishtë gjendjen nëpër rrugët e vendit, apelon te të gjithë pjesmarrësit në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, tu përmbahen rregullave të trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi trafikun rrugor, në mënyrë që edhe ata të kontribojnë në reduktimin apo shmangien e aksidenteve në trafik.

Sipas të dhënave zyrtare policore në Republikën e Kosovës, brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lenduar, ndërsa numri i aksidenteve pa lëndime ka shkuar në 45.

Gjatë kësaj periudhe 24 orëshe, Policia ka shqiptuar 977 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme dhe në vazhdimësi aty ku vërehen shkelje të rregullave nga pjesmarrësit në trafik masa të vazhdueshme ligjore do të ndermerren nga zyratrët kompetent policor, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz