Ankohet Vetëvendosja: Motokultivatorët në Podujevë i morën aktivistët e LDK’së

100 moto kolutivator janë shpërndarë në Podujevë. Mirëpo, ata u morën vetëm nga aktivistët e LDK-së.
Partia opozitare në këtë komunë, Vetëvendosje thotë se disa prej atyre që përfituan një moto kultivator nuk është fare fermerë.
Por nga pushteti po i mohojnë akuzat e VV-së.
Komuna e Podujevës i shpërndau 100 moto – kultivatorë. Në LVV thonë që përfituan ata që nuk e merituan
Sheshi “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbush me moto-kultivator.
I pari ata i provoi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu.
Krejt kjo, pasi që Komuna e Podujevës, javën e kaluar, shpërndau plot 100 moto – kultivatorë për fermerët llapjanë.
Lexo edheAmerika ia ndërton njësinë ajrore ushtrisë së Kosovës
Por, jo të gjithë ata që morën kultivatorë po del të jenë fermerë.
Të paktën kështu po thotë opozita në këtë komunë.
Por këtë gjë, e mohojnë në komunën e këtij qytetit.
Vezir Januzi, drejtor në drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës, thotë që shpërndarja e tyre, është bërë në bazë të rregullores me kritere për shpërndarjen e subvencioneve.
Sipas Januzit, Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në vitin e ardhshëm, ku përparësi do të kenë fermerët që nuk përfituan këtë vit.
Ndryshe, përveç moto – kultivatorëve, fermerëve llapjanë sivjet u janë shpërndarë edhe 100 serra dhe 1 mijë koshere bletësh.














