Pas lajmit se deputeti AAK-së, Daut Haradinaj, është ndaluar nga policia austriake në bazë të një fletarresti, kanë reaguar familjarët e familjes Haradinaj.
Në një bisedë me Gazeta Blic, bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj, ka thënë se lajmi për ndalimin e Daut Haradinajt, nuk është i vërtetë.
Ajo tha se sapo ka folur me deputetin Haradinaj, dhe se siç tha ajo “ai është duke pirë birrë në Vjenë dhe nuk ka pasur as ndalim e as arrestim”.
Anita Muçaj-Haradinaj shtoi se “në Aeroportet Ndërkombëtare, ndodhë që kontrollet të shkojnë deri në 10 minuta dhe se këtu ka mundur të jetë keqkuptimi”.
“Sapo fola më Dautin. Ai aktualisht është duke pirë birrë në Vjenë. As s’ka pas arrestim të tij, e as ndalim. Ka pasur vetëm kontroll si pasagjer i rregullt në Aeroportin e Vjenës, që zakonisht mund të zgjasin deri në 10 minuta. Nuk e di nga erdhi ideja për këtë gjë, por që Dauti ma tha vetë në kontaktet edhe me pjestarët tjerë të familjes, që ai nuk është ndalur. Po të ndalohej kryeministri do të reagonte, po ashtu edhe AAK”, ka thënë Anita Muçaj Haradinaj për Gazeta Blic.



