back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAnijet në det, stambolli përgatitet për tërmet të magnitudës 7.5

Anijet në det, stambolli përgatitet për tërmet të magnitudës 7.5

Të ngjajshme

Një plan i përgatitur nga Ministria e Brendshme turke në bashkëpunim me disa agjenci të interesuara, parashikon që disa të ashtëquajtura “anije evakuimi” të qëndrojnë në det pranë Stambollit për të marrë viktimat e tërmetit nga provinca në rastin e ndonjë tërmeti të madh të mundshëm në rajonin e Marmarsë.

Duket se diçka e tillë është e pritshme. Plani për Stambollin, një nga qytetet më të populluara të Turqisë me 16 milion banorë, është përgatitur nga Ministria e Brendshme, Zyra e Guvernatorit të Stambollit, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe komanda e xhandarmërisë provincial.

Ai propozon katër mënyra evakuimi, duke përfshirë detin, ajrin, tokën dhe rrugët hekurudhore, në rast se godet një tërmet i magnitudës 7.5. “Ka 23 qendra evakuimi në Stamboll. Ne si fillim, do të mbledhim njerëz në këto qendra“, tha Metin Günal, koloneli i xhandarmërisë për transmetuesin kombëtar, TRT.

Plani prek edhe rreth 18 qytete në rajonet perëndimore, lindore dhe jugore të Turqisë duke i cilësuar si “provinca mbështetëse”. “Si hapi i dytë, ne do të evakuojmë njerëzit nga Stambolli në këto qytete ‘duke përdorur të gjitha mjetet e transportit“, shtoi Günal. Në mesin e këtyre zonave mbështetëse janë dhe disa pika të njohura turistike si Izmiri, Konia e Antalia.

Ndërkohë, linja e parë e evakuimit konsiderohet ajo detare, e për këtë qëllim, 6 kalata tragetesh do të shndërrohen në “qendra evakuimi në det”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz