Eliminimi nga EURO 2016 i Anglisë ka bërë që trajneri Roy Hodson të jap dorëheqje.
Në mediat angleze po qarkullojnë shumë emra për ta zëvendësuar Hodsonin që u befasua nga Islanda debutuese duke u mposhtur me rezultat 2-1, edhe pse Anglia avanconte me rezultat 1-0.
Gareth Sauthgate, Geri Nevill, Alan Pardeu dhe Brendan Rodgers i kanë gjasat më të mëdha për ta marrë drejtimin e Kombëtares angleze.
Madje mediat kanë përmendur edhe emrat e Arsene Wenger dhe Jose Mourinjo por vështirë që këta dy të lënë skuadrat e tyre për stolin e Anglisë./Drenicapress.info/