Angela Merkel viziton Arabinë Saudite
03
Lexo edheKjo është historia e përgjakshme e ditës së 1 Majit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman.
Merkel ateroi në qytetin Xhedah, ku u prit nga mbreti dhe zyrtarë të tjerë sauditë.
Liderja gjermane pritet t’iu bëjë presion udhëheqësve të Gjirit që të pranojnë refugjatë dhe të sigurojnë ndihma humanitare për ata që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.
Lexo edheKjo është historia e përgjakshme e ditës së 1 Majit
Gjermania ka ofruar strehim për qindra-mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani, në vitet e fundit.
Merkel do të udhëtojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. /rel/