Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeAnëtari i PDK-së i pakënaqur me kryesinë e partisë, thotë se Veseli...

Anëtari i PDK-së i pakënaqur me kryesinë e partisë, thotë se Veseli po rrethohet me ‘kullera’ dhe ka shpërfillur themeluesit

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Ish kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka zgjedhur përmes një letre publike të shpreh pakënaqësinë e tij me zgjedhjen e kryesisë së PDK-së.

Ai ka shprehur vlerësimin për figurën e kryetarit të vet, Kadri Veselit, por ka thënë se Veseli ka shpërfillur besimin e votuesit të PDK-së, ka shpërfillur themelet e kësaj partie dhe po rrethohet me kullera dhe njerëz që deri dje kanë sharë PDK-në.

“Jo për kurtuazi, por sinqerisht i jam gëzuar shumë ardhjes suaj në PDK, e pastaj në krye të saj. Duke ju çmuar mbi të gjitha si njeri dhe si veprimtar i guximshëm që i keni dhënë shumë këtij vendi, kam besuar shumë që do të bëni ndryshimet e nevojshme, sidomos të atyre rregullave që nuk i ndihmonin zhvillimit përpara të Partisë, të instaluara në këtë subjekt nga mos dija, apo interesat e ngushta të individëve me ndikim, kam pritur unë dhe anëtarë të tjerë të Partisë që kanë zgjedhur heshtjen si pakënaqësi, se do t’ia ktheni partinë anëtarësisë dhe do të instaloni demokracinë e brendshme. Kam besuar se do të veproni atë që thoni. Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu.

Unë ende konsideroj që ju jeni njeri shumë i mirë, por jeni rrethuar me njerëz të cilët po ju këshillojnë që të mos jeni ai që keni qenë, por të bëheni dikush tjetër.

Që partia nuk duhet t’i mbrojë dhe të identifikohet me vlerat mbi të cilat është themeluar, që i ka mbrojtur dhe të cilat përbëjnë ADN-në e PDK-së, por tash duhet të jeni “kuller”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ai ka shkruar më tutje se praktika që të dëgjueshmit, ata që veprojnë si t’u thotë “shefi”, të ngritën sa më lartë qoftë në parti apo në pozita udhëheqëse vetëm sa e ka dëmtuar edhe më shumë PDK-në.

“Ajo që asnjëherë nuk u rregullua është demokracia e brendshme, ku zgjedhjet bëhen vetëm formalisht për të “legjitimuar” individët “avatarë” dhe për t’i paraqitur gjoja si vullnet të strukturave, në fakt pa i konsultuar ato. Rasti i fundit me zgjedhjen e Kryesisë është shkelja më flagrante e të drejtës që e mbron Statuti i Partisë, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha instancat e partisë.

Pra ju keni emëruar një grup njerëzish dhe nuk keni lejuar të zhvillohet garë demokratike siç e do demokracia. Keni shpërfillur besimin e strukturave të PDK-së duke vënë në krye të saj njerëz që u pëlqejnë bashkëpunëtorëve tuaj, por jo Partisë. Madje edhe njerëz që nuk janë pjesë e Këshillit Drejtues, njerëz që deri dje e kanë sharë PDK-në, njerëz që përveç servilizmit nuk paraqesin asnjë vlerë tjetër. Natyrisht në atë Kryesi ka edhe njerëz shumë të mirë dhe me vlera, por unë po flas vetëm për një pjesë të saj”, shkruan Celaj.

Sipas ish kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka kohë që PDK-ja sikur turpërohet nga identiteti i saj që ka të bëjë me UÇK-në, me ish të burgosurit politikë, por edhe të tjerë aktivistë patriotë dhe intelektualë të sprovuar, sipas tij, në stuhitë nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Ajo ka filluar të interpretohet si diçka demode, prandaj është pranuar këshilla për ndërrim të imazhit, ndryshim të identitetit, të shndërrimit “në kuller”. Në emër të gjoja reformës, nga disa bashkëpunëtorë tuaj, por shumë të përkrahur nga ju,më shumë janë bërë spastrime sesa reforma.

Nuk jam kundër sjelljes së kuadrove të reja, përkundrazi, mendoj se është e domosdoshme, por se duhet të ketë një kriter dhe një rrugë, pa dëmtuar të tjerë aktivistë dhe një mundësi që të dëshmohen këto kuadro dhe të fitojnë besimin e shumicës përmes formave të aktivitetit në bazë….Po ju them sinqerisht, me disa persona që na i keni vënë në krye dhe të cilëve u keni deleguar shumë pushtet, unë nuk identifikohem aspak, as me të kaluarën e as me të tashmen e tyre. Në emër të reformës po dëmtoni ADN-në e PDK-së”, ka shkruar Çelaj./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit