BallinaLajmeAnëtarët e KD të UP-së kërkojnë t’u rriten shtesat për 80 për...

Anëtarët e KD të UP-së kërkojnë t’u rriten shtesat për 80 për qind

Të ngjajshme

Lladrovci përgëzon Luan Haradinajn për martesën me Anilën: Paçi lumturinë!

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Luan Haradinajn,...

Tare: Për të qenë i denjë për Milanin, duhet të fitosh

“Dita kur mbylla marrëveshjen ishte një nga ditët më...

Anita Haradinaj tërheq vëmendjen në dasmën e Luanit

Anita Haradinaj shkëlqeu me pamjen e saj gjatë dasmës...

Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë kërkuar që për shtesat funksionale të paguhen 80 për qind më shumë sesa kryetarët dhe anëtarët e këshillave drejtuese të universiteteve të tjera publike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmes një shkrese që e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të mërkurën, më 20 korrik, ata kanë kërkuar që të ndryshohet vendimi për unifikim të pagave dhe shtesave të kryetarëve ose kryesuesve dhe anëtarëve të këshillave drejtuese të të gjitha institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Kërkesa që i është drejtuar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, është nënshkruar nga kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ismet Salihu. Përveç tij, Këshillin aktualisht e përbëjnë edhe zëvendëskryetari Ahmet Latifi dhe anëtarët: Alajdin Abazi, Beqir Sadikaj, Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi, Alberta Troni dhe Sigurd Hollinger.

Në bazë të përllogaritjeve me kërkesën për ndryshim, Këshilli Drejtues i UP-së ka kërkuar që kryetari të paguhet 24 euro më shumë për një mbledhje të mbajtur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz