back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAnëtarë të Vetëvendosjes vizituan Ziadin Selën në spital

Anëtarë të Vetëvendosjes vizituan Ziadin Selën në spital

Të ngjajshme

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit.

Përkundër gjendjes së rëndë fizike Ziadin Sela me ekipin e tij e pritën delagacionin e Vetëvendosjes dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik.

“Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj Selës ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz