Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi nuk morri ftesë nga selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Neymar i cili ka kaluar një lëndim i rëndë, është rikthyer të luaj me skuadrën e Santosit, dhe shpreson që sa më shpejtë të rikthehet në formën e tij më të mirë, në menyrë që të merr ftesë për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Pasi nuk morri ftesë për ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë, është ngritur një debat nëse Neymar është dashur të marr ftesë nga Ancelotti.

Lexo edhe”Dardanët” nisen drejt Sllovakisë
Pas kësaj, tekniku italian i është përgjigjur këtyre zërave.
“Unë shoh gjithçka, dëgjoj gjithçka. pastaj do të duhet të marr një vendim. Njerëzit mund të thonë mendimin e tyre, pa problem”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/












