back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAnaliza qesharake e “filozofit” të Vetëvendosjes, aktron strategun e luftës

Analiza qesharake e “filozofit” të Vetëvendosjes, aktron strategun e luftës

Të ngjajshme

- Advertisement -

Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas votimit të demarkacionit, duke bërë thirrje për luftë.

- Advertisement -

“Vetëvendosje e lexon historinë në këtë formë. Shqiptarët duhet të zgjohen pavarësisht humbjeve të tyre. Fisnuk Ismaili që nuk është më Fisnik e mendon se po humbëm të tregohemi të zgjuar ta gëlltisim humbjen. Ne nuk i gëlltisim humbjet, ne i shënojmë. Nesër këto humbje mund t’i kthejmë në strategji lufte”, ka thënë Hoxha në një television në Tiranë.

Ai është shprehur se historia është e hapur. “Unë s’jam shqiptar i kafes as kuller i Prishtinës dhe të them se u zhdukën kufijtë. Jo jo, kufijtë vetëm një budalla thotë se janë zhdukur. Kufijtë nuk janë zhdukur. Nuk do të ketë më luftë… vetëm një budalla thotë se nuk do të ketë më luftë në kohën kur ka më shumë luftëra në planet se kurrë. Mbaroi lufta e ftohtë…vetëm një budalla mund ta besojë se ka mbaruar lufta e ftohtë. Lufta është aq e ftohtë sa mund të bëhet e nxehtë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ësshtë shprehur se vetëm shqiptarët mendojnë se nuk na duhet më ushtria se na mbron NATO. “Shihni rajonin, Kroacia po armatoset, Serbi po armatoset. Ata janë budallenjë për ne. Duhet t’i ndryshojmë këto. Këtë detyrë ka Vetëvendosje”, ka thënë në fund Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz