back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeAnalistët amerikanë: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet nëse nuk bllokohet nga Albin...

Analistët amerikanë: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet nëse nuk bllokohet nga Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Analisti, Daniel Serwer, zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson dhe ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, James Hooper, kanë folur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Marrëveshje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Hooper thotë se një marrëveshje e tillë është para duarsh dhe kjo mund të arrihet në rast se Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj nuk e bllokojnë atë.

“Mund të prisni një marrëveshje para zgjedhjeve amerikane, nëse z.(Ramush) Haradinaj dhe z.Kurti nuk e bllokojnë këtë. Mendoj se një marrëveshje është para duarsh. Mendoj se vijat janë hedhur dhe udhëheqësit serbë dhe ata të Kosovës e kuptojnë këtë. Vuçiqi është gati, ai do të sigurojë që kjo të ndodhë. Udhëheqësit e Kosovës nuk janë gati ende, nuk janë të vullnetshëm ta bëjnë këtë dhe kjo i frustron amerikanët”,tha James Hooper.

Analisti Serwer mendon se një marrëveshje e tillë ishte mundësi, por pandemia e Covid-19 i ka zvogëluar shanset për një gjë të tillë.

“Kishte mundësi të tillë, por pandemia e COVID-19 i ka zvogëluar shanset për një gjë të tillë. Nuk kemi hapësirë për t’u përballur me të gjitha gjërat përpara. Koha po ikën. Presidenti do të jetë së shpejti i ngarkuar me çështje të brendshme. Sinqerisht gjithnjë kam menduar se është e tepërt të mendosh se marrëveshja Prishtinë – Beograd do tërhiqte shumë vëmendje në Shtetet e Bashkuara, madje edhe një ceremoni në Kopshtin e trëndafilave do të ishte një rrëfim për një apo dy ditë, por jo më shumë”, thotë ai, në një intervistë për VOA.

“Mendoj se është një mundësi që këtë vit të çohen përpara negociatat dhe një marrëveshje. Ajo duhet të jetë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Qartazi ka synim në Shtetet e Bashkuara për përparim, por kjo nuk është çështja numër një. Ka një dritare të hapur para sezonit të zgjedhjeve që të çohet përpara kjo çështje, por do të ndodhë me partnerët evropianë”, tha Wilson.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz