Anaidi nuk kurset, ‘godet’ sërish Eglin dhe Gjestin

Anaid Kaloti, ka reaguar sot me një postim të gjatë e të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy ish-banorëve të BBVA4 – Gjestit dhe Eglit.
Pas një postimi të mëhershëm ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”. Ndërsa Egli zgjodhi një thumb më të rafinuar, duke shkruar se “nuk merret me fshatarë”.
Por sot, Anaidi i është rikthyer temës me tone të forta dhe ironi therëse.
Ai përmend “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di. Anaidi e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.
Ai thotë se i ka ndihmuar dhe i ka mbrojtur në kohë të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Eglin shkruan se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur duke përmendur borxhe, energji elektrike dhe lavde publike.

Lexo edhe8 shkaqe të mundshme pse të dhembin thithkat
Në fund, ai s’e kursen ironinë as për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm:
“Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”
Përplasja virtuale mes ish-banorëve të BBVIP Albania duket se sapo ka hyrë në një fazë të re. A do të ketë sërish kundërpërgjigje nga Gjesti dhe Egli?















