BallinaLajmeAmerikanët urojnë Konjufcën, u kërkojnë Kurtit e Mustafës ta krijojnë menjëherë Qeverinë

Amerikanët urojnë Konjufcën, u kërkojnë Kurtit e Mustafës ta krijojnë menjëherë Qeverinë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi, nga ambasada kanë kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë që ambasadat në vend ka kohë që kanë nisur thirrjet për krijim sa më të shpejtë të institucioneve në vend, derisa, kanë pasur edhe disa vizita te dy partitë LVV – LDK, që po negociojnë për koalicion./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz