BallinaLajmeKurti: Votimi i Glaukut s’ishte befasi, do të takohemi me Mustafën

Kurti: Votimi i Glaukut s’ishte befasi, do të takohemi me Mustafën

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vepruar ndryshe nga herat e kaluara dhe nuk e kanë zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VV’së ka thënë se me siguri që do të takohet me Isa Mustafën duke potencuar se janë në kontakt të rregullt, raporton Gazeta Express.

“Do ti kalojmë pengesat dhe do të kemi qeveri të re ashtu qysh patëm Kuvend të ri. Jemi në kontakt të rregullt. Sigurisht që do të kemi takime, bashkëpunim e takime”, është shprehur kreu i VV’së.

Ndërkohë për propozimin dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës në postin e kryetari të Kuvendit, Kurti ka thënë se një gjë e tillë s’ka qenë befasi.

“Po shikoni unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni. Por nuk besoj se ka qenë befasi”, është shprehur ndër të tjera Kurti./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz