back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAmbasadorja Amerikane: Kosova meriton të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Ambasadorja Amerikane: Kosova meriton të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ambasadorja Nikki Haley ka dëshmuar edhe njëherë se pak gjëra kanë ndryshuar nga politika e jashtme amerikane nën Presidentin Donald Trump, të paktën në kuadrin e OKB-së.
Në fjalimin e saj të radhës në seancën e Këshillit të Sigurimit, ajo përsëriti vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e dhe paqen në Europë.
Në këtë kuadër ajo dënoi rëndë pushtimin rus të Ukrainës, garantoi se dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtarë të rinj dhe përsëriti se përkushtimi amerikan ndaj aleatëve në Europë nuk ka ndryshuar.
Në veçanti, Ambasadorja Haley ka përmendur Kosovën, duke bërë thirrje që të njihet nga të gjitha vendet si shtet i pavarur. “Kosova meriton të zërë vendin që i takon në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe anëtarësinë e plotë në OKB”, tha ajo.
Seanca e sotme filloi me një minutë zi për Ambasadorin e Rusisë, Vitaly Churkin që vdiq dje papritur pas një sulmi në zemër. (Ruben Avxhiu)

Të Fundit

Sport

ShowBiz