Sot në mëngjes, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, vizitoi Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Ai u prit nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, Fitore Pacolli.
Në fillim të vizitës ambasadori uroi Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në drejtimin e Lëvizjes si dhe shprehu interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij.