BallinaLajmeAmbasadori O’Conell godet gjyqësorin kosovar: I lejuat kriminelët të garojnë në zgjedhje

Ambasadori O’Conell godet gjyqësorin kosovar: I lejuat kriminelët të garojnë në zgjedhje

Të ngjajshme

Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmbysje kushtetuese

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, mbrëmë në emisionin Rubikon...

Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur

Dronët rusë sulmuan qytetin jugor ukrainas të Odesës gjatë...

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës...

Kujtim Shala mohon se është larguar nga LDK: Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka mohuar së është...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell e ka quajtur të papranueshme vendimin e Gjykatës Supreme për rikthimin në garë të personave të cilëve KQZ-ja u kishte dhënë “vijë të kuqe” në zgjedhjet e 22 tetorit.

Madje, diplomati anglez i ka quajtur ‘kriminelë’ të gjithë këta kandidat të cilët ishin në procese gjyqësore, shkruan Indeksonline

“KQZ ka marre vendim te mire për decertifikimin ne fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhëne te drejtën krimineleve me kandidu. Ka qene pak befasuese sepse ligji ka qene i qarte qe nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet te kandidojë për zgjedhje”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me qytetarë.

Më tej, O’Connel thotë se qytetarët e kane fjalën e fundit, ata mund te zgjedhin, ata mund te vendosin. “Nëse dëshirojnë te pastrojnë jetën publike te Kosovës prej krimineleve, ata duhet te mos votojne per kriminelet”, thotë ai.

Në fund, diplomati nga Britania thekson se në vendin e tij do të ishte skandal i madh nëse një parti përfshin një kriminel në listën zgjedhore. “Nëse kjo parti vazhdon poashtu te mbajë atë në listën e kandidateve, nuk është vetëm ai kandidat qe do te ndeshkohet por krejt partia do te vuante nga ky vendim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ishte edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila e ka quajtur për keqardhje vendimin e Supremes.  “E kuptojmë vendimin e KQZ-së për t’i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale”, thuhet në letrën e Ambasadës Amerikane.

“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet më tej aty. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz