Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, diplomati i parë që takon Vjosa Osmanin si kryeparlamentare
03

Lexo edheAlbin Kurti sot do të bëjë homazhe në Prekaz

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 10:30, në kabinetin e kryetares.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme, të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Lexo edheAlbin Kurti sot do të bëjë homazhe në Prekaz
Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.
Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.
Më parë me Parlamentin e Kosovës e kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.