BallinaSportAmbasadori i Britanisë mezi pret ta shoh Majlindën me flamurin e Kosovës...

Ambasadori i Britanisë mezi pret ta shoh Majlindën me flamurin e Kosovës në ‘Rio 2016’ (Foto)

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Ambasadori i Britanisë, Ruairí O’Connell, mezi pret që të shoh Majlinda Kelmendin duke ngritur flamurin e Kosovës në ‘Rio 2016’

Lojërat Olimpike “Rio 2016” nisin zyrtarisht në Brazil, me ceremoninë e hapjes që do të mbahet të premten pas mesnate në “Marakana”.

Atletë nga 206 vende të botës si dhe një ekip refugjatësh kanë ardhur në Brazil për të konkurruar në 28 sporte dhe do të ndiqet nga një audiencë botërore prej miliarda shikuesish.

Këto Lojëra Olimpike do të jenë shumë të veçanta për Kosovën, që marrin pjesë me tetë sportist.

Për këtë duket se është gëzuar edhe Ambasadori i Britanisë, Ruairí O’Connell, i cili përmes rrjeteve speciale ka thënë se mezi pret që xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, të ngritë flamurin e Kosovës në Brazil.

“Mezi pres me parë Majlindën me flamurin e Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë të parat në të cilat do të marrin pjesë sportistë që kanë lindur pas vitit 2000, përfshi edhe sportisten më të re, notaren 13-vjeçare nga Nepali, Gaurika Singh. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz