Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, viziton PZAP-in dhe shpreh mbështetje për integritetin zgjedhor
dp

Lexo edheOrav takon gjyqtarin që e sulmoi VV’ja – Rithekson mbështetjen e BE’së për PZAP-në

Gjatë takimit, Ambasadori Orav theksoi rëndësinë që ka ruajtja e integritetit të procesit zgjedhor në Kosovë, veçanërisht në kontekstin e sfidave dhe presioneve të mundshme politike. Ai vlerësoi rolin e PZAP-it si një garant i drejtësisë zgjedhore, duke nënvizuar se puna e tij është thelbësore për demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Puna e ndershme dhe transparente e Panelit është jetike për forcimin e besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës që punojnë me përkushtim për një sistem demokratik të fortë dhe funksional,” deklaroi Ambasadori Orav.
Ky takim vjen në një kohë kur përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore në vend po intensifikohen, dhe përforcon mesazhin e BE-së për mbështetje të pakushtëzuar për institucionet që kontribuojnë në transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit./lajmi.net/

Lexo edheOrav takon gjyqtarin që e sulmoi VV’ja – Rithekson mbështetjen e BE’së për PZAP-në