Ambasadori gjerman në Kosovë thotë se nëse Milan Radoiçiq shkon në Gjermani do të ndalohet
dp

Lexo edheRaportohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk doli më – Policia dhe ekipet emergjente në vendngjarje

Duke folur për Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për organizimin e sulmit, Rudolph tha se Gjermania e ka dënuar ngjarjen me gjuhën më të ashpër dhe vazhdon të kërkojë që autorët të japin llogari, raporton Klankosova.tv.
“E kemi dënuar sulmin atje me termat më të ashpër dhe vazhdojmë ta bëjmë. Kemi thënë se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë. E di që Kosova ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar që është aktiv. Kjo duhet të ndodhë”, deklaroi ambasadori.
I pyetur nëse Milan Radoiçiq do të ekstradohej në Kosovë në rast se do të hynte në territorin e Gjermanisë, ambasadori Reiner Rudolph u përgjigj se ai do të ndalohej.

Lexo edheRaportohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk doli më – Policia dhe ekipet emergjente në vendngjarje
“Ai do të ndalohej, natyrisht”, tha Rudolph në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.