back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAmbasadori i Britanisë së Madhe takon Kurtin, diskutohet nevoja për reformën në...

Ambasadori i Britanisë së Madhe takon Kurtin, diskutohet nevoja për reformën në drejtësi

Të ngjajshme

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale. Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e Lëvizjes Vetëvendosje për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit.

Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen./Periskopi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz