Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves, sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për të gjithë të rënët në luftëra dhe konflikte.
Duke vendosur lule dhe shprehur respekt, Hargreaves u shpreh se të rënët do të kujtohen çdo ditë.
Në këtë ceremoni, ambasadori u shoqërua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan IndeksOnline.
“Sot në Prishtinë mbajtëm Shërbimin Përkujtimor për të gjithë ata që kanë vdekur dhe vuajtur në luftëra dhe konflikte. Ne shprehëm respektin tonë për ata që dhanë dhe humbën jetën në Kosovë dhe në mbarë botën. Kërkuam ngushëllim për ata që mbetën pas dhe frymëzim për të ndjekur paqen dhe pajtimin në këtë rajon dhe në mbarë botën. Sot, dhe çdo ditë, ne do t’i kujtojmë ata” deklaroi Hargreaves.